7 Shtator, 2017

Fatmir Hysenbelliu në krahë të amerikanes Nicole Scherzinger


Ai është një ndër meshkujt më të përfolur në showbiz-in shqiptar, herë për lidhjet me emrat e njohur si Anxhelina Hadërgjonaj, Angela Martini apo edhe Pamela Anderson, herë për pushimet në vendet më të shtrenjta dhe makinat luksoze.

Oni Hysenbelliu mesa duket e ka si “GOAL” të shoqërohet me femra shumë të njohura dhe le të themi që ia ka arritur qëllimit. Pas Pamela Anderson, biznesmeni i famshëm shqiptar, është fotografuar në jahtin e një nga këngëtareve më të njohura, as më shumë dhe as më pak se Nicole Scherzinger. Është Dailymail që ka publikuar disa foto të këngëtares amerikane në një jaht në Ibiza, ku përkrah saj ndodhej Fatmir Hysenbelliu, me syze dhe kapele të kuqe.

Fillimisht dyshuam, por kur i hodhëm një sy Instagram-it të Onit ku kishte postuar foto nga Ibiza, të gjitha motivet na bëjnë të mendojmë se është vërtetë ai. Të ketë diçka mes tyre, të jenë thjesht shokë vallë apo thjesht janë ndodhur rastësisht në të njëjtin jaht?! /InTv/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al