25 Shtator, 2019

Fatma konfirmon pritjen e ëmbël: Po bëhemi 3 (FOTO)


“Kur dashuria është shumë e madhe për t’u mbajtur nga dy zemra, vjen në jetë një zemër e tretë”..! Këto janë fjalë zemre të moderatores, Fatma Methasani dhe shefit të kuzhinës, Alfio Rrotanit, të postuara në profilet e tyre në “Instagram”.

Me foton e ekos së bebit në dorë, çifti i dashur për publikun konfirmon për të gjithë dashamirësit dhe fansat që janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lajmi se Fatma ishte shtatzënë, u përhap që në fund të korrikut por mesa duket Fatma dhe Alfio kanë pritur dhe pak derisa të ndajnë me ne këtë lajm kaq të bukur.

Çifti ka marrë shumë urime nga miq, të afërt dhe fansa të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al