8 Maj, 2022

Fansi vendosi bast se Bebe Rexha nuk do ta shihte mesazhin e tij, këngëtarja e vë re dhe bën reagimin epik


Nga sot e tutje mendohuni dy herë para se të vendosin një bast publik rreth një personazhi të njohur. Ky është ‘mësimi’ që vjen nga një fans i këngëtares shqiptare me famë botërore Bebe Rexha.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto dhe video nga pushimet me të dashurin e saj gjatë pushimeve në Miami. E duke qenë se po pushon ajo ka gjetur pak kohë tu dedikohet fansave duke iu përgjigjur disa prej statuseve të bërë në Twitter.

Mes të tjerash, dikush i kishte shkruar se vendoste bast 50 dollarë se ajo nuk do e shihte statusin e tij: “Vë bast 50 dollarë se ti nuk do ta vësh re këtë”.- shkroi aiArtistja jo vetëm e pa por edhe e rishpërndau statusin në llogarinë e saj zyrtare, duke shkruar me nota humori që t’i dërgonte 50 dollarët pasi e humbi bastin: “Do të tërgoj aplikacionin tim të pagesave tani”.

 

Bebe, emri i vërtetë i të cilës është Bleta Rexha, këto muaj nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi u rikthye me një rrëfim. Ajo zhvilloi një bisedë me pyetje-përgjigje në rrjetin social Twitter me ndjekësit e saj duke treguar se ka qenë në gjendje të rënduar emocionale.

Çfarë të mban të motivuar kur je në periudha të vështira?”- e pyeti një ndjekës Beben e cila u përgjigj se ajo çfarë e mban të motivuar është “antidepresanti.”

E duket se tashmë kjo periudhë ka marrë fund sepse Bebe ka filluar të jetë sërish aktive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al