18 Maj, 2018

Fansi e quan të vjetër, këngëtarja me famë botërore i kthen përgjigje: Nëse fytyra juaj…


Një person e quajti “plakë” këngëtaren me famë botërore Pink, në rrjetin social “Twitter”. E ajo sigurisht që nuk do të rrinte pa i kthyer përgjigje atij.

“Ka pak njerëz në botë që zgjedhin të plaken natyrshëm dhe unë e kam fituar çdo minutë të 38 viteve të mia”, shkroi Pink.

“Unë jam e mendimit se është një bekim të plakesh. Nëse fytyra juaj ka rrudha rreth syve dhe gojës, kjo do të thotë që keni qeshur shumë. Lutem që të dukem më e vjetër pas 10 vitesh sepse kjo do të thotë se unë jam gjallë”, ka shtuar këngëtarja e famshme.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al