26 Maj, 2018

Fansi e pyet se çfarë besimi fetar ka, Noizy habit me përgjigjen: Jam…


Ai është një prej reperëve më të famshëm në Shqipëri dhe komentohet mjaft nga publiku. Noizy sjell vazhdimisht hite të reja. Por ai qëndron mjaft aktiv edhe në profilin e tij në “Instagram”.

Te një prej postimeve të tij, një fans është bërë kurioz dhe e ka pyetur se çfarë besimi fetar ka. Noizy i ka habitur të gjithë më përgjigjen që i ka kthyer komentuesit.

“A je musliman zin me thuaj te lutem”, i shkruan ai, ndërkohë reperi i kthehet: “Jom njeri”.

“Të pyesësh për fenë është si të pyesësh a ke shkollë. Për fat të keq shkollë nuk kam dhe aq shumë por mësova nga jeta disa rregulla të forta të cilat vazhdoj i zbatoj pa shkollë. Mos doje të thoje a besoj në Zot, në Zot po, por nuk jam me skuadra e majtë e djathtë. Jam OTR”, i është përgjigjur në një tjetër koment Noizy, duke mos treguar se cilit besim fetar i përket, por ka pranuar që është besimtar.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al