2 Tetor, 2018

Familja që shiti shtëpinë e ëndrrave për të blerë një furgon, e më pas të…. (FOTO)


Një familje prej gjashtë vetash që ndërroi shtëpinë e tyre të ëndrrave për një  rimorkio, kanë udhëtuar më shumë se 100 000 milje rreth Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tre vite.

38-vjeçari Jonathan Longnecker dhe bashkëshortja e tij Ashley, 35 vjeç, thanë se jeta e tyre dikur kishte lëvizur rreth pagesave të hipotekës dhe mbajtjen e shtëpisë së tyre me katër dhoma gjumi.

Çifti nga Knoxville, Tennessee, u frymëzua të udhëtonte me katër fëmijët e tyre kur miku i Jonathan-it filloi një aventurë të ngjashme me adoleshentët e tij.

Jonathan, një dizajner web-i e dinte se mund të punonte në rrugë dhe Ashley ishte një shtëpiake dhe kujdesej për 4 fëmijët Adali, 12, Jett, 11, Jax, nëntë, dhe Ada, shtatë.

Ata kërkonin një ndryshim në jetën e tyre, për këtë arsye vendosën që në prill të vitit 2015 të shisnin shtëpinë dhe paguanin pjesën që ende nuk kishin kryer detyrimet, e me pjesën tjetër 31 mijë euro të blinin furgonin.

Në maj të atij viti ata udhëtuan për në Maine, kaluan dimrin në Florida dhe më shitën furgonin për të blerë një tjetër më të mirë. Tashmë kjo familje ka udhëtuar ë 30 shtete të ndryshme dhe nuk kanë ende në mendje që të ndalojnë.

“Kishim një shtëpi të madhe e të bukur, por që na merrte shumë para për ta mbajtur. Më përpara nuk kemi pasur asnjë aventurë, prandaj kur dëgjova historinë e shokut tim, më erdhi edhe mua ideja”, ka thënë Jonathan.

“Nuk ishte një vendim i vështirë duke qenë se puna e Jonathan na e lejonte që të udhëtonim. Shitëm shtëpinë, blemë furgonin dhe nisëm udhëtimet”, ka shtuar Ashley.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al