15 Shtator, 2017

Fakte të jashtëzakonshme sesi të dukeni tërheqës


 

A e dinit se simetria e fytyrës cilësohet si një shenjë e bukurisë në mbarë botën?

Një studim tregon se njerëzit që ndihen shpesh të uritur, preferojnë gratë me peshë më të madhe.

Një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se kur një grua gjen një burrë tërheqës, ajo flet me një zë më të lartë.

 

Biologët evolucionistë thonë se është më mirë të kesh një pamje mesatare, pasi ato reklamojnë më mirë shëndetin riprodhues, dhe kanë një vendosje më të ndryshme të gjeneve.

 

Nivelet e hormoneve tek gratë, ndikohen nga pilula e kontrollit të lindjes. Gratë që janë duke marrë pilula kontraceptive, janë më të joshura nga burrat me karakteristika shumë mashkullore, por këto të fundit lidhen shpesh me sjelljet agresive, nivele më të larta të testosteronit dhe norma edhe më të larta të divorcit.

Fëmijët të cilët janë të lindur kur prindërit e tyre ishin në të 30-tat, kanë prirjen për t’i cilësuar më tërheqëse fytyrat e vjetra, se sa fëmijët e lindur nga prindërit në të 20-at e tyre.

 

Gjatë periudhës së gjimnazit, mbi çfarë baze i vlerësonit mësuesit tuaj? Studimet tregojnë se nxënësit kanë prirje për ta vlerësuar punën e mësuesit të tyre, më shumë në bazë të tërheqjes fizike, sesa mbi njohuritë dhe aftësinë e tyre për të shpjeguar leksionet.

 

Nëse jeni më tërheqës, atëherë keni të ngjarë të dënoheni pak nëse shpalleni fajtor, apo të mos dënoheni fare dhe të shpalleni i pafajshëm.

Një i pandehur i akuzuar për përdhunimin e një viktime që është tëheqëse në kuptimin e fizikut, ka më shumë gjasa të shpallet fajtor, se sa një i akuzuar për përdhunimin e një personi jo të bukur.

 

A e keni vënë re se si rregull preferoni të ndiqni politikanët më tërheqës se sa kundërshtarët e tyre. Studimet e ndryshme dëshmojnë se politikanët më simpatikë, pasqyrohen më shumë në raportimet e lajmeve se sa ata që janë më pak tërheqës.

 

Studimet tregojnë se fëmijët zgjedhin kryesisht si shokë loje fëmijët e tjerë bazuar në tërheqjen fizike, pasi mendojnë se pamja fizike është e lidhur shpesh me të qenit më miqësorë e më të zgjuar./Bota.al/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al