Që kur Clubhouse u ngjit në skenë, Facebook në mënyrë të vazhdueshme ka përditësuar aplikacionet me funksionalitete të reja.
Facebook prezantoi disa opsione të reja për aplikacionet e saj të komunikimit. Në listën e këtyre opsioneve janë disa të cilat bien në sy menjëherë.
Një tjetër opsion po vjen në Messenger. Facebook shtoi gjestet e tërheqjes të mesazheve për ti arkivuar duke fshehur komunikimet e vjetra që keni pasur. Në të njëjtën kohë rivizitimi i këtyre bisedave është më e thjeshtë përmes një opsioni që aksesohet duke prekur mbi foton tuaj të profilit.
Kështu eliminohet nevoja për të kërkuar këto biseda. Që kur Clubhouse u ngjit në skenë, Facebook në mënyrë të vazhdueshme ka përditësuar aplikacionet me funksionalitete të reja.
Nga ana tjetër përdoruesit e Instagram në iOS (së shpejti edhe Android) mund të replikojnë ndaj fotove dhe videove me imazhet dhe klipet e tyre.
Së fundi Facebook shtoi dy tema të reja në Messenger dhe Instagram. Një është për fansat e Star Wars dhe tjetri për sezonin e dytë të Selena Quitanilla në Netflix. /PCWorld Albanian.