27 Korrik, 2018

“Facebook” humb 100 miliardë dollarë


Ditën e enjte, aksionet e rrjetit social “Facebook” kanë rënë në pikiatë në bursa. Kjo rënie i ka shkaktuar kompanisë amerikane dëme kolosale. Bëhet e ditur se kompanisë iu dogjën praktikisht më shumë se 100 miliardë dollarë në vlerë tregu.

Sipas kompanisë, problemet erdhën si pasojë e bilancit të tremujorit të gjigandit që i trembi investitorët me ngadalësimin e të ardhurave dhe rritjen e shpenzimeve.

Pasojat e skandaleve të “Cambridge Analitica”-s dhe “Russiagate” po ndihen tani më fort se përpara. Rrjeti social “Facebook” ende përballet me kritika mbi mënyrën se si ka menaxhuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe përdorimin e të dhënave.

Lidhur me këtë kompania sqaroi investitorët se pritet t’i shtojë shpenzimet me 50 për qind apo edhe më shumë ndërsa përpiqet të sjellë disa përmirësime në nivel monitorimi të përmbajtjes dhe ato që lidhen me informacionet personale të përdoruesve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al