18 Shtator, 2019

Evi Reçi zbulon punën që bënte mamaja e saj në Greqi: Ishte diçka e çuditshme…


Ndonëse ka lindur në Durrës, këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Evi Reçi, ka jetuar për një kohë të gjatë jashtë Shqipërisë. Fillimisht ka jetuar në Greqi dhe më pas në Itali.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, ajo është shprehur se fillimet në një shtet të ri janë të vështira dhe sfiduese, por familja e saj dhe vetë Evi janë përshtatur mjaft mirë me kulturën dhe shoqërinë e shteteve ku kanë jetuar.

Reçi ka zbuluar se në kohën që jetonin në Greqi, mamaja e saj punonte si mësuese violinçeli në një shkollë greke. Evi tregoi se për këtë gjë njerëzit habiteshin sepse ishte e pazakontë për emigrantët e asaj kohe.

“Greqia ka qenë diçka shumë e bukur. Në atë kohë mami im punonte si mësuese violinçeli. Ishte diçka e çuditshme që një shqiptare të ishte muzikante në Greqi. Kjo sepse për fat të keq ishte lidhur ndryshe imazhi i shqiptarëve në atë kohë”, u shpreh Evi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al