30 Prill, 2020

Është zyrtare, Gigi Hadid dhe Zayn Malik do bëhen prindër. Nëna e supermodeles jep detaje rreth shtatzënisë: Jemi të bekuar


Është konfirmuar zyrtarisht se Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë në pritje të fëmijës së tyre së bashku.

Ishte nëna e supermodeles 25-vjeçare, Yolanda Hadid e cila konfirmoi lajmet duke thënë se është shumë e emocionuar që së shpejti do të bëhet gjyshe.

Në një intervistë për RTL Boulevard, ish-modelja tha se u habitën kur lajmi doli aq shpejt në media por ishte kaq e ngazëllyer që familja e saj do zgjerohet me një anëtar të ri.

“Jam ende e shokuar që sekreti ynë u përhap kaq shpejt në shtyp. Sigurisht që jemi të emocionuar. Jam e entuziazmuar që do bëhem gjyshe në shtator, veçanërisht pasi humba nënën time pak kohë më parë,”- tha ajo.

Ndërsa më pas shtoi: “Por kjo është bukuria e jetës, një shpirt na lë dhe një tjetër vjen në jetë. Ndihemi të bekuar.”

Këngëtari dhe modelja ende nuk kanë reaguar në lidhje me lajmet. Megjithatë thashethemet erdhën pak para festës së ditëlindjes së Gigit.

Raportohet se ajo është në pritje të një djali dhe festa e 25 vjetorit të saj kishte pikërisht këtë temë, gjetjen e gjinisë së fëmijës nga të ftuarit.

Por Yolanda nuk dha detaje mbi gjininë e foshnjes duke thënë se nuk është kjo e rëndësishme për ta.

“Në fund të ditës nuk ka rëndësi për çiftin gjinia e fëmijës,”– përfundoi ajo.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al