8 Maj, 2020

Është vajzë! Ylli i Harry Potter bëhet baba për herë të parë


Ylli i Harry Potter, Rupert Grint dhe partnerja e tij Georgia Groome kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë dhe është vajzë.

“Ata janë të lumtur të konfirmojnë lindjen e vajzës së tyre të vogël,”- tha publicisti i çiftit për Page Six. “Kërkojmë të respektoni privatësinë e tyre.”

Grint dhe Groome nuk kanë zbuluar ende emrin e të porsalindurës së tyre.

31 vjeçari dhe 28 vjeçarja njoftuan në fillim të prillit se Groome ishte shtatzënë.

Aktorja është e njohur për rolin e saj në Angus, Thongs And Perfect Snogging. Ajo dhe ylli i Harry Poter janë bashkë që nga viti 2011.

Rupert, i cili ka një asuri prej 50 milionë dollarë falë rolit të tij në 8 filmat e Harry Potter, tregoi dëshirën për tu bërë baba kur mbushi 30 vjeç.

“Dua që të kem fëmijë së shpejti. Nëse do jetë djalë do e quaja Ron,”- tha ai. “Është emër i mirë.”

Grint dhe Groome e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre tejet private ndër vite dhe rrallëherë shihen së bashku në publik.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al