30 Tetor, 2022

Është single? Ingrit Gjoni thyen heshtjen për jetën e saj private: Nuk kam qenë ndonjëherë…


Këngëtarja Ingrit Gjoni ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Më lër të flas” ku foli si rrallë herë për jetën e saj private.

Ajo është nënë e një djali të quajtur Parid të cilin e publikon shpesh dhe në rrjetët sociale, mirëpo kur vjen puna për tek partneri i saj, Ingridi është treguar gjithmonë shumë e rezervuar. Të gjithë janë kurioz të dijnë nëse këngëtarja e ka dikë në krah.

E pyetur nëse është në një marrëdhënie, artistja u shpreh se nuk ka qenë kurrë vetëm, duke lënë të kuptohet se ajo vazhdon të jetë ende me partnerin e saj.

Pjesë nga biseda:

 

Donald: Si shkon jeta personale?

Ingrit: Si kokrra e mollës.

Donald: Po këtë mollën e ha njeri apo se ha njeri?

Ingrit: Edhe hahet ndonjëherë, kur kemi kohë  ditë hënë, martë, se enjte premte shtunë kemi koncerte.

Donald: Shumë mirë.

Romeo: Duke qenë se jetën tënde personale nuk e nxjerr në portale në ça faze je tani, je s’je?

Ingrit: Unë nuk kam qenë asnjëherë vetëm.

Romeo: Po ça fati!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al