3 Tetor, 2022

“Është një djalë simpatik!” Beniada Nishani pranon lidhjen, modelja flet për partnerin që i ka marrë zemrën


Beniada Nishani ka thyer së fundmi heshtjen duke na treguar se ka nisur një lidhje të re. Ajo zbuloi se ka në krah ‘një djalë simpatik’ por nuk dha detaje të tjera.

“Ke gjetur një djalë simpatik?”– pyeti një fëmijë kureshtar modelen, ndërsa Beniada u detyrua të përgjigjej.

Është një djalë simpatik po vetëm simpatik kaq. Nuk mund të them që është as Italian as shqiptar pasi është ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar. Boll tani”- tha Beniada në “E diell”.

Që pas daljes nga “Big Brother Vip”, Beniada është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Në çdo intervistë që modelja ka dhënë, nuk është prononcuar për jetën e saj sentimentale. Ka qenë kolegu i saj, moderatori Edi Manushi, ai i cili ka bërë një deklaratë në lidhje me jetën private të Beniadës.

Gjatë emisionit “E diell” Manushi tha se modelja është në një lidhje. “Ajo ka një eksperiencë me një avokat në Itali, por nuk e di si ecin gjërat”, tha ai, ndërsa Beniada u kundërpërgjij duke thënë: “Unë për Manushin jam e lidhur me një avokat në Itali. Por unë dua emrin, kush është ky avokat”

 

Pas kësaj Beniada publikoi pak ditë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk ka preferuar t’ja bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al