18 Shtator, 2019

Është ndarë nga Stresi, por Keisi bën gjestin e papritur për prindërit e reperit (FOTO)


Prindërit e reperit, Stresi, festojnë sot 43-vjetorin e martesës. E në këtë ditë të veçantë, ai zgjodhi fjalët më të bukura për t’i uruar.

Gjithashtu Stresi publikoi edhe dy fotografi të prindërve, një të shumë vite më parë, e një të realizuar së fundmi.

“Sot 43 vite bashkë wow. Faleminderit Krijuesi ynë që më dhe në jetë këta prindër. Të t jam mirënjohës deri ditën e fundit”, shkruan Stresi krahas fotove të prindërve.

Ajo që ka habitur më shumë për këtë 43-vjetor të martesës, është ish-partnerja e reperit, Keisi. Ajo nuk ka ngurruar aspak që të urojë ish-vjehrrin nëpërmjet një postimi në “Instastory”.

“Me çiftin perfket. Pas 43 vitesh martesë akoma inspironi me dashurinë tuaj. Më mungoni, ju përqafoj”, shkruan Keisi, duke treguar se pavarësisht ndarjes me Stresin, ajo ka respekt për prindërit e tij dhe ruan ende marrëdhënie të mira me ta.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e sotme u vu re se Keisi ka hequr unazën e martesës, e pas këtij veprimi duket se nuk ka asnjë shans që ata të rikthehen bashkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al