21 Dhjetor, 2018

“Është kthyer në tmerrin e zonës”, banorët kërkojnë ndihmë për identifikimin e hajdutes së pallatit (VIDEO)


Gazetari i njohur Olti Curri ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” një video ku shfaqet një grua teksa vjedh sende të ndryshme në një pallat në Tiranë.

Dikush i ka dërguar videon Oltit, duke i kërkuar ndihmë që të identifikojnë gruan, pasi është kthyer në tmerrin e zonës.

“Psh Olti. Kjo eshte nje vjedhje qe ka ndodhur ne nje pallat ne mes te Bllokut. Ju lutem kush e njeh kete hajdute te jap info sepse eshte kthyer ne tmerrin e zones duke vjedhur perdite sende qe leme ne dyer ose duke tentuar te hape dyert qe leme hapur per familjaret tane. Flm”, i shkruan personi që i ka dërguar videon Oltit.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al