13 Prill, 2018

Është e bindur se flet me babanë e fëmijës, shtatzëna nuk e beson që ka ngatërruar numër


“Përshëndetje! Jam Abbie! Jam shtatzënë dhe ti je i vetmi mashkull që kam fjetur në muajt e fundit. Fëmijë është i yti. Mund të më telefonosh apo të më kthesh një mesazh që të flasim për këtë”.

Ky është mesazhi që një vajzë e re nga Britania e Madhe ia dërgoi djalit që e kishte lënë shtatzënë. Ajo ishte e bindur se ia kishte dërguar Aidanit, personi që ajo vetë besonte që është babai i fëmijës.

Por mesa duket mesazhi jo vetëm që nuk përfundoi tek Aidan, por u shpërnda në rrjet. Abbie i kishte dërguar mesazh numrit të gabuar dhe nga ana tjetër ishte Sophie, një tjetër vajzë.

Këmbëngulja e Sophies duke i thënë se po i shkruan numrit të gabuar nuk ishte bindëse për Abbien shtatzënë, që kërkon me ngulm të flasë më Aidan, që e akuzon se po u ikën përgjegjësive si babai i fëmijës së ardhshëm që ajo pret.

Të gjithë aventurën e vet, Sophie e ka treguar përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, ku nuk kursen ironinë.

“Mirëmëngjesi të gjithëve! Për të gjithë Aidanët, njëri prej jush do të bëhet baba!”, thotën ajo.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al