23 Prill, 2018

Është djalë! Kate Middleton sjell në jetë fëmijën e saj të tretë


Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton ka sjellë sot në jetë fëmijën e saj të tretë, në Dirën e Shën Gjergjit.

Kensington Palace njoftoi se fëmija ka lindur rreth orës 11:00 dhe peshon 3.8 kilogramë.  Sipas mediave ndërkombëtare, lindja ka ndodhur pa ndërlikime.

 

“Dukesha e Kembrixhit solli në jetë djalin në orën 11:01. I pranishëm ka qenë edhe Duka i Kembrixhit, Princi William. Dukesha dhe djali janë në gjendje të mirë shëndetësore. Mbretëresha, Duka i Edinburgut, Princi i Uellsit, Dukesha e Cornwallit, Princ Harry dhe pjesëtarët e të dyja familjeve janë informuar dhe janë tejet të gëzuar për këtë lajm”, tha një zëdhënës i Kensingtonit.

Foshnja është i pesti në radhë për kurorën, ndërsa rezulton stërnipi i gjashtë i Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut, sikurse edhe vëllai i Princit George dhe Princeshës Charlotte.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al