7 Dhjetor, 2018

Është 40 vjeçe dhe super seksi, ish-i i portierit të famshëm publikon foto me barkun petë (FOTO)


Koha kalon, por format trupore të Alena Seredovës mahnitin.

E thonë fansat e saj të shumtë në rrjetet sociale, por fotot e publikuara nga ish-bashkëshortja e portierit legjendar italian Gianluigi Buffon flasin vetë: kohët e fundit modelja çeke, sot 40 vjeç, ka shpërndarë një imazh të realizuar vite më parë, jo pa nostalgji.

“Kujtim me barkun petë”, shkruan ajo në një foto të publikuar në profilin e saj në “Instagram”. Por ndjekësit e saj e kanë siguruar me komplimentin se është po kaq e bukur edhe elegante edhe sot: “Dje e keni shkrepur këtë foto?! Jeni shumë e bukur edhe tani!”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al