27 Janar, 2019

Ervin Salianji nuk i shqitet celularit edhe në ecje, asnjë bisedë me mikun e tij


Ervin Salianji është fotografuar pak ditë më parë nga paparazzi ynë në një nga rrugët e Tiranës.

Ajo që na ra në sy në disa foto ishte fakti se deputeti i Partisë Demokratike ka ecur me minuta të tëra pa parë gjëkundi, vetëm i fiksuar te celulari.

Madje, ai nuk ka shkëmbyer asnjë fjalë as me djalin që po ecte me të, i përhumbur në mesazhet që mund të ketë marrë në ato momente në celular, apo duke lexuar ndonjë lajm portalesh mbase.

Kjo, sepse në këtë javë që lamë pas, Salianji ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, sepse ai nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së dhe për këtë arsye dha dorëheqjen nga posti i zëvendëskryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Duhet thënë se Ervin Salianji është një deputet i ri, por shumë energjik dhe me një aksion opozitar të spikatur, duke u bërë kështu një politikan shumë i njohur në kohë rekord.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al