5 Janar, 2019

Paparaci/ Ervin Salianji, kafe miqësore me Rudina Dembacajn (FOTO)


Prezantuesja dhe autorja e programit “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj, është parë disa ditë më parë në një nga hotelet e njohura të kryeqytetit, në “Rogner”, duke pirë kafe me deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ata kanë ndenjur mbi tre orë duke folur dhe me siguri ose janë miq të vjetër, ose po flisnin për programin e Rudinës, ku Ervini mund të jetë i ftuar.

Në fakt, rreth një vit më parë, deputeti i Partisë Demokratike ka qenë i ftuar te programi “Mos i fol shoferit”, atëherë kur Rudina e realizonte brenda një makine në ecje të gjithë intervistën.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Salianji duket mjaft sportiv dhe i pëlqen të shkojë në programe ku nuk flitet për politikë, mbase edhe për vetë moshën e tij të re.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al