5 Mars, 2018

Ermal Mamaqi urim emocionues për ditëlindjen e Amit: Burimi i bekimeve të mia


Moderatorja e njohur shqiptare Amarda Toska ditën e sotme feston ditëlindjen e saj të 36 dhe ashtu si çdo vit, nuk ka munguar edhe urimi publik nga bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai i ka shprehur urimin e tij dhe dashurinë nëpërmjet disa fjalëve vërtet emocionuese partneres.

“Burimi i bekimeve të mia gëzuar!”, ka shkruar ai në përshkrimin e një fotoje ku Ami duket thjesht mahnitëse.

Kjo ditëlindje e moderatores është vërtet e veçantë pasi e gjen atë në pritjen e ëmbël të një vajze, që është dhe fëmija i dytë për çiftin e njohur, të cilët fillimisht janë bekuar me djalin Joel.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al