10 Tetor, 2017

Ermal Mamaqi: Ja sa më paguan Facebook-u, zhgënjimi ynë kur takojmë ‘bukuroshet’ e Instagramit


Ermal Mamaqi i ftuar në ‘’Studio e hapur’’ e Eni Vasilit ka folur më shumë rreth profilit të tij në rrjetet sociale, teksa është shpallur njeriu më i pëlqyer, klikuar dhe komentuar.

Në një moment të bisedës, ndërsa moderatorja e ka pyetur se a arrin të marr para  kesh nga ‘influenca e tij virtuale’ ai është përgjigjur:

‘’Po, marr para kesh nga Facebook-u. X kompani p.sh. nëse do të bëjë një reklamë paguan. ‘’

Kur duhet të bëjmë ndonjë skeç, zgjedhim ndonjë vajzë të bukur nga Instagrami, por pastaj kur i takojmë shohim që ajo nuk ka asgjë të ngjashme me atë që kemi parë në rrjetin social. I them kolegut: “ Po kjo pse ka sjellë vëllain sot?’’ , – thotë me humor ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al