4 Maj, 2022

“Erdhi një burrë tek shtëpia dhe….”- Dojna Mema publikon mesazhet private me Vlashent Satën (FOTO)


Moderatorja Dojna Mema është aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ndan detaje nga jeta e saj apo edhe biseda private.

Përveç bisedave për të qeshur me gjyshen e saj që moderatorja poston herë pas here, ajo ka nisur të publikojë edhe mesazhet me partnerin.

Me një screenshot bisede në ‘Whatsapp’ moderatorja ka zbuluar një pjesë nga biseda e fundit me Vlashent Satën ku, i tregon atij se nuk i pëlqeu dikush që trokiti në derën e shtëpisë dhe nuk ia hapi atë.

“Erdhi një burrë tek shtëpia s’më pëlqeu, e pashë nga syri, s’ja hapa derën.”- thuhet në mesazhin e dërguar nga moderatorja.

Kështu Dojna ka treguar një detaj që nuk e dinim rreth saj, duke shkruar edhe krahas fotove: “Anti social club”

Dojna është në muajin e 6 të shtatzënisë. Ajo dhe partneri i saj Vlashent Sata do bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Që pasi ndau me ndjekësit lajmin ajo nuk ka ngurruar të tregojë detaje me ta për pritjen e ëmbël.

Ndërkohë, disa javë më parë çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në një celebrim tepër të thjeshtë dhe privat. Teksa kanë treguar se po mendojnë të bëjnë së shpejti një festë në natyrë, pas lindjes së fëmijës.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al