8 Maj, 2022

Era Rusi në prag të martesës/ Këngëtarja dhe partneri misterioz nisin bashkëjetesën


Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë të mediatizuar sa i përket karrierës së saj, por hermetike për jetën private. Flasim për Era Rusin, që mund të themi pa frikë se është ndër personazhet që deri më sot është shfaqur gjithnjë vetëm. Këngëtarja e talentuar, megjithatë, duket se e ka gjetur dashurinë.

Në media ajo ka folur vetëm pak kohë më parë, duke zbuluar se në fakt nuk është single. Edhe pse totalisht në terr mediatik, Era po jeton një histori të bukur dashurie, që tashmë po shijohet edhe në bashkëjetesë. Artistja dhe partneri i saj prej disa vitesh kanë nisur tashmë edhe bashkëjetesën, duke e konsoliduar kështu marrëdhënien e tyre.

I dashuri i saj është një personazh që nuk i përket fushës së medias, ndaj edhe këngëtarja ka preferuar ta mbajë identitetin e tij sa më diskret, duke mos dashur të publikojë foto me të. Madje jo vetëm kaq, por ajo është kujdesur edhe në daljet që të dy kanë së bashku, duke mos rënë ‘pre’ e fotove paparace.

Megjithatë, miqtë flasin se kjo dyshe është më e dashuruar se kurrë dhe se e shijojnë pafund këtë histori larg syrit të kureshtarëve. Era Rusi ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të folur mbi aktivitetet e shumta muzikore, si dhe të rejat nga jeta personale.

Kur bëhet fjalë për jetën private, Era gjithnjë i ka kursyer deklaratat, e sipas saj, kjo e ka ndihmuar që publiku të krijojë një imazh tjetër për të. Në bisedë e sipër, Bieta këmbënguli dhe vazhdoi ta ngacmonte, derisa Era pranoi se kur bëhet fjalë për dashurinë, është shumë ëndërrimtare, ndaj edhe preferon të presë.

“Unë besoj te ajo gjëja që zgjat përgjithmonë dhe jam pak natyrë ëndërrimtare kur vjen puna te dashuria. Në një marrëdhënie, nuk jam ajo grifsha që transmetoj në skenë, jam komplet ndryshe”, përfundoi ajo.

Në një intervistë për “Jo vetëm Modë”, u përpoq të mos u përgjigjej pyetjeve për jetën e saj sentimentale, por la të kuptohej se do të martohej së shpejti.

“Mendoj që nëse e nis ta bësh atë gjë, pastaj media nuk do dijë të ndalet, kështu që jam munduar që gjithmonë ta mbaj jetën time personale sa më larg kamerave, edhe për ta ruajtur. Natyrisht që do vijë një moment kur do ta ndaj edhe unë, se nuk është se fshihem, por kur të martohem, do ta them, do të të ftoj. Do ta merrni vesh. Nuk do të martohem në fshehtësi, kjo është e sigurt”, tha ajo përballë Orinda Hutës, duke paralajmëruar kështu edhe dasmën e saj të afërme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al