18 Shtator, 2018

Era Istrefi publikon këtë foto, motra e Rita Orës ka diçka për t’i thënë


Era Istrefi pati një verë plot suksese, ku realizoi tre këngë të reja dhe performoi në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi, përkrah Will Smith dhe Nicky Jam.

Por në fund të muajit gusht, këngëtarja e njohur shqiptare iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apendicitit. Fatmirësisht tani ajo është shumë mirë dhe është gati që të arrijë suksese të tjera.

Mbrëmjen e së hënës Era publikoi një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku tërheq vëmendjen shkëlqimi i fytyrës dhe makijazhi, por mbi të gjitha shikimi.

Menjëherë fotografia mori mijëra pëlqime dhe qindra komente. Dy komentet që ranë në sy ishin ajo e motrës së saj, Nora Istrefi dhe motrës së Rita Orës, Elena.

“E bukur”, i shkruan Elena Erës, duke e komplimentuar kështu për bukurinë e saj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al