17 Korrik, 2018

Era Istrefi kalon natën në club striptizmi me këngëtarin e famshëm


Pas suksesit në Rusi, ku e gjithë bota i ktheu sytë nga ajo, Era Istrefi deklaroi se kjo ishte performanca më emocionuese e jetës së saj. Ajo dhuroi një performancë të mahnitshme bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam.

Nga postimet që ajo bën në rrjetet sociale, duket se këngëtarja po qëndron ende në Rusi, ku ka qenë e ftuar në evenimente të ndryshme me figura të rëndësishme publike.

Era ka publikuar në “Instagram” një foto krah këngëtarit të famshëm French Montana, me të cilin lançoi disa muaj më parë bashkëpunimin ‘No I love yous’.

Pas komenteve me kode dhe nofka për njëri-tjetrin, të gjithëve i ka tërhequr vëmendjen ajo që Era i ka thënë Frenchit.

“Në strip club sonte”, shkruan Era, duke zbuluar se ku do ta kalonin natën sonte së bashku.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al