29 Tetor, 2020

Era Istrefi bie pre e një mashtrimi! 45-vjeçari i prezantohet si polic dhe… Ja ç’i ndodhi


Të jesh personazh publik nuk është e lehtë!

era istrefi (3)

Njerëzit janë kuriozë të dinë çdo gjë në lidhje me jetën e tyre private dhe ndonjëherë, disa mund të tentojnë t’u afrohen më shumë se ç’duhet.

era istrefi (6)

Kjo i ka ndodhur së fundmi edhe këngëtares së njohur, Era Istrefit. Raportohet se 26-vjeçarja ka rënë pre e një mashtrimi.

era istrefi (4)

Sipas “BalkanWeb”, një 45-vjeçar i është paraqitur si polic dhe e ka ndaluar këngëtaren në rrugë.

era istrefi (7)

Ngjarja ka ndodhur gjashtë ditë më parë, rreth orës 21:00.

“Polici” e ka shoqëruar Erën deri në lagjen “Marigona Residence” dhe më pas është larguar pa lënë gjurmë.

era istrefi (1)

Megjithatë, policia ka arritur ta identifikojë dhe e ka arrestuar ditën e djeshme. Mësohet se 45-vjeçari quhet Bujar Shala.

era istrefi (5)

Ndërkohë, Era nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë ngjarje.

era istrefi (2)

Një javë më parë, ajo njoftoi se ishte bërë rezidente në Britaninë e Madhe. Këngëtarja publikoi në Instagram një foto të saj nga një dhomë gjumi, krah së cilës shkruajti: “Sapo mora rezidencën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al