3 Shkurt, 2018

Eni Vasili: Lubonja aset i shoqërisë, nuk pranoi të largohej nga “News 24” pavarësisht ofertave që mori


Eni Vasili tashmë do të jetë në transmetim edhe ditën e enjte me emisionin e saj “Studio e Hapur”, krahas ditës së hënë dhe të martë.

Në një intervistë për Panorama Plus, ajo i është përgjigjur disa pyetjeve rreth emisionit e jo vetëm.

Fatos Lubonja do të jetë analist i përhershëm i së enjtes. Mund të na thoni një opinion personal për të, duke pasur parasysh gjithë rrugëtimin e tij në gazetari dhe publicistikë? Si ju duket qëndrimi i tij qartësisht antipushtet dhe sidomos antiRamë? Ku ndaheni dhe ku bashkoheni në ideologji me Lubonjën?

Lubonja është një aset i shoqërisë shqiptare dhe zëri i tij, kapital i medias. Jam shumë e kënaqur që ai do të jetë pjesë e “Studios së hapur”. Lubonja nuk pranoi të largohej nga logoja e “News 24” me gjithë ofertat e shumta, që me sa di ka marrë, çka më bën të mendoj se ai, jo vetëm nuk ka ndjerë ndonjëherë censurë në këtë televizion, por edhe beson se do të vazhdojë të jetë kështu. Besimi i tij është edhe i imi.

A do ketë e enjtja një frymë antipushtet prej Lubonjës, pra, do jetë pak më opozitare se dy ditët e tjera të programit “Studio e hapur”?

“Studio e hapur” si logo, pavarësisht ditës që transmetohet, nuk ka qëllime politike, as kundër pushtetit dhe as kundër opozitës. Nuk mendoj se edhe Lubonja është kundër Ramës për arsye personale, sepse në këtë mënyrë do të deformohej e vërteta. Rëndësi kanë faktet, aksionet politike dhe si ato kontribuojnë në të ardhmen e vendit. E, sigurisht, përgjegjësinë këtu e ka më shumë se kushdo pushteti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al