1 Dhjetor, 2022

Eni Koçi ndan me ndjekësit foton me vajzën e saj dhe na i bëri “sytë zemra”


Eni Koçi një nga këngëtaret më të dashura për publikun.

Ajo së fundmi është  bërë edhe nënë për herë të parë, nuk kursen postime mjaft të ëmbla të vajzës së saj. këngëtarja ka postuar një foto me të voglën e saj.

 

Ditën që lindi Adean  ajo postoi  në instagram një foto  dhe shkruajti “Mirë se erdhe Adea Prelvukaj. ️Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jeten“.

Vetëm pak ditë pasi është bërë nënë, Eni Koçi ka publikuar në ‘InstaStory’ një foto të ëmbël ku tregon vetëm dorën e vogëlushes së saj, duke i bashkangjitur një emoji me zemër.

Genci dhe Eni po jetojnë prej vitesh një histori shumë të bukur dashurie, teksa në 3 nëntor të 2018 artisti i bëri një super propozim në Plavë këngëtares. Mirëpo çifti i cili është shumë i dashur për publikun kanë publikuar disa foto të ëmbla ku këngëtarja është e veshur me të bërdha dhe Genci me një kostum dhëndri teksa ndodhen në mes të një lëndine.

Dhe çfarë i habiti të gjithë ishte se çifti e paskan kurorëzuar dashurinë e tyre që prej vitit 2019 dhe këtë e bëri të ditur Eni në shkrimin krahas fotove të publikuara : “Zoti dhe Zonja Prelvukaj, të martuar që prej vitit 2019”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al