19 Shtator, 2019

Eni Koçi kërkon ndihmën e ndjekësve: Pjesa më e vështirë është… (FOTO)


Këngëtarja e njohur, Eni Koçi, është mjaft e komentuar në mediat rozë dhe rrjetet sociale për jetën profesionale dhe atë private.

Ajo është shumë aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria. Në një postim të bërë së fundmi, ku shfaqet mjaft joshëse, Eni ka vendosur që të kërkojë ndihmën e fansave të saj, lidhur me një detaj.

Teksa ka dashur që të publikojë fotot, ajo e ka patur paksa të vëshirë rreth asaj që do shkruante krahas pozave të saj. Prandaj këngëtarja u thotë ndjekësve që ta gjejnë ata statusin e duhur për këto foto.

“Pjesa më e vështirë kur hedh foto është statusi [????]  Më jepni disa ide, çfarë statusi do i shkonte këtyre dy fotove?”, ka shkruar ajo në postimin e saj që ka marrë mijëra pëlqime.

Ndërkohë fansat shkruajnë se pozat e saj nuk kanë nevojë për status, pasi në këtë rast fjalët janë të tepërta.


“Kjo foto ska nevoje per status por dhe Eni e din por e thotë ashtu……..në ktë foto fjalet jane te teperta. Thjesht bukur ??”, shkruan një ndjekëse.

“Më e bukura. Grua e fortë. Kur bukuria flet më shumë. Sepse jeta është me ngjyra”, janë disa nga komentet që kanë fansat e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al