10 Korrik, 2018

Eni Koçi feston 22-vjetorin pa Gencin, i dashuri 15 vite më i madh mungoi në festën e njerëzve të dashur


Këngëtarja e njohur shqiptare Eni Koçi ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e saj të 22-të, një ditë speciale, në të cilën ajo u befasua nga motra e njerëzit e saj të dashur, të cilët trokitën në derën e Enit në mesnatë. Këngëtarja është surprizuar me tortë, lule e dhurata e sigurisht edhe me urimet e së motrës, po ashtu këngëtare, Greta Koçi. Por në fotografitë e bukura të ditëlindjes dikush po mungon dhe ai është pikërisht reperi Genc Prelvukaj, i përfolur për një histori dashurie me Enin.

I dashuri, 15 vite më i madh, nuk u pa në asnjë moment prezent në këtë festë me njerëzit e ngushtë, ndërkohë që është mjaftuar me një urim në rrjetet sociale ku i shkruan sipër një fotoje duke darkuar: ”Urime ditëlindja! Edhe 100!”. Historia e tyre u zbulua para një viti nga mediat e Kosovës, një lidhje që u pasua nga disa bashkëpunime me klipe. As njëri, as tjetri s’kanë qenë të gatshëm ta konfirmojnë romancën e tyre deri tani.

Nuk dihet nëse ata po e mbajnë paksa larg vëmendjes së medias lidhjen këto kohë, apo mes tyre mund të ketë një ftohje të mundshme. Kujtojmë që 22-vjeçarja ishte e para që hodhi një hap më shumë për të dëshmuar të vërtetën mes tyre pas gjashtë muajsh që kishin nisur të qarkullonin thashethemet e para. Bashkë me një foto çift me 37-vjeçarin Prelvukaj, ku shfaqeshin të veshur me të bardha, Eni njoftoi për projektin e tyre të ri muzikor, ndërsa shkruante “Vetëm ti” feat Genc Prelvukaj.

Reperi pozonte me syze të zeza dhe një gotë verë të kuqe në dorë si në klipin dedikuar dashurisë për njëri-tjetrin. Kështu, “Vetëm ti” nuk ishte thjesht një këngë e re që po i shtohej arkivës së këngëve të kënduara nga Genc Prelvukaj & Eni Koçi, por edhe rrëfimi i një historie nga vetë këngëtarët nëpërmjet vargjeve të tekstit. Në gjithë ato muaj, Eni dhe Genci, përveç dedikimeve për ditëlindjet e tyre, janë përpjekur të qëndrojnë të distancuar në rrëfimet për mediat, duke preferuar që gjithçka të rrjedhë natyrshëm në marrëdhënien e tyre. Gjithsesi, edhe ata nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së medias, që kanë arritur t’i kapin në befasi. Pak kohë më parë, ata u fotografuan nga portali “Kosovarja” të kapur dorë për dore, ndërsa dukeshin shumë të dashuruar.

ENI DHE GENCI, ÇIFTI KU 15 VITET DIFERENCË NUK NDIHEN ASPAK

Por mediat e Kosovës i hynë më thellë marrëdhënies së tyre, duke u marrë me moshën e secilit dhe diferencës që kanë mes njëri-tjetrit. Sipas përllogaritjeve, reperi Genc Prelvukaj është 15 vite më i madh se Eni Koçi, duke qenë se këngëtarja festoi ditëlindjen e 22-të (05 korrik 1996), ndërsa Genci feston 37-vjetorin, më 16 korrik. Kujtojmë që Genc Prelvukaj është dhe baba i një djali, nga martesa e tij që përfundoi me divorc shumë vite më parë. Sa i takon jetës apo karrierës së secilit, Genc Prelvukaj (Gentz) është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur, me origjinë shqiptare nga Mali i Zi, por i rritur në Prishtinë.

Ai ka mbaruar studimet në Fakultetin Filologjik në degën e Gjuhës Shqipe dhe po ashtu ai ka mbaruar edhe studimet në Kolegjin Universitar “Fama” për Shkenca Politike. Përveç punës si këshilltar politik, në mënyrë aktive është pjesë e industrisë së muzikës, ndërsa njihet si kompozitori i grupit “Etno Engjujt”. Ai është i njohur për bashkëpunimet me këngëtare si: Mad Lion, Don Arbas, Lyrical Son, Tingulli 3nt, Arta Bajrami, Mirsa Kerceli, Dafina Zeqirin, Dafina Rexhepi, Hekuran Krasniqi, Lil Samee, Labi, Zanfina Ismajli, Ramadan Krasniqi, Mc Kresha, Mimoza Mustafa, Lori, Shpat Kasapi, etj..

Ndërsa Eni ka lindur në Berat dhe njihet si këngëtare e muzikës Pop. Ajo ndiqte studimet e larta për Dermatalogji në Londër dhe paralelisht ka publikuar këngë të ndryshme. Në vitin 2009, fitoi në “Netët e klipit shqiptar” çmimin “Videoklipi më i mirë debutues”, ndërsa në vitin 2010 mori pjesë në “Kënga Magjike” me këngën “Diva”, në bashkëpunim me Capital T.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al