20 Tetor, 2018

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj shndërrohen në çift posesiv pas ndarjes së përfolur, tani duete vetëm me njëri-tjetrin


Këngëtarja Eni Koçi dhe reperi nga Kosova Genc Prelvukaj kanë publikuar projektin e ri, i treti bashkëpunim në vitet e tyre të lidhjes.

“Harrove” titullohet ky projekt, prezantimin e të cilit e bëri i pari vetë Prelvukaj. Ky projekt i tyre është publikuar edhe në kanalin e “BlackFish”, tekstin e të cilit e kanë shkruar vetë artistët, të cilët prej vitesh përfliten për një histori dashurie, që e kanë konfirmuar në një mënyrë apo tjetër.

Por ashtu si shumë lidhje VIP, edhe historia e Enit me këngëtarin 15 vite më të madh ka pasur ulje-ngritjet e veta. Pak muaj më parë ata u përfolën për një ndarje të mundshme, e pas rregullimit të marrëdhënies, ata duket se janë shndërruar në një çift posesiv.

Siç shihet nga bashkëpunimet e njëpasnjëshme, ata duetet dhe klipet i bëjnë vetëm me njëri-tjetrin, duke shmangur mundësinë e bashkëpunimeve me këngëtarë të tjerë. Sipas mediave, pak muaj para publikimit të kësaj kënge, ata kishin planifikuar dasmën VIP, por data ende nuk është bërë publike.

Lidhja e tyre, që u zbulua me fotot e para gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se kishte marrë edhe aprovimin e familjes së Enit, pasi me ta ishte edhe motra e saj më e madhe këngëtare, Greta Koçi.

Eni, e cila u fol se për dashurinë la Anglinë, (ku ndiqte studimet për Dermatologji), duket se tani ka vendosur ta zyrtarizojë dashurinë. Historia e çiftit u zbulua para një viti nga mediat e Kosovës, një lidhje që u pasua nga disa bashkëpunime me klipe.

Kujtojmë që, 22-vjeçarja ishte e para që hodhi një hap më shumë për të dëshmuar të vërtetën mes tyre, pas gjashtë muajsh që kishin nisur të qarkullonin thashethemet e para. Bashkë me një foto çift me 37-vjeçarin Prelvukaj, ku shfaqeshin të veshur me të bardha, Eni njoftoi për projektin e tyre të ri muzikor, ndërsa shkruante “Vetëm ti” feat Genc Prelvukaj.

Kjo këngë u komentua si një përbetim dashurie, që ata i bënin njëri-tjetrit në mënyrë kaq publike. Kujtojmë që Genc Prelvukaj është dhe baba i një djali nga martesa e tij, që përfundoi me divorc shumë vite më parë. Që nga ajo kohë, ai nuk është përfolur asnjëherë në media për lidhje serioze me ndonjë vajzë të njohur, pra, lidhja me Enin është e para.

Ai ka një profil serioz në tregun e muzikës, pasi njihet si këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur, me origjinë shqiptare nga Mali i Zi, por i rritur në Prishtinë. Ai ka mbaruar studimet në Fakultetin Filologjik në degën e Gjuhës Shqipe dhe po ashtu ka mbaruar edhe studimet në Kolegjin Universitar “Fama” për Shkenca Politike.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al