13 Qershor, 2018

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj nisin pushimet si çift (FOTO)


Lidhja e dy këngëtarëve të njohur Genc Prelvukaj dhe Eni Koçit është përfolur shumë. Që verën e kaluar dolën thashethemet se ata të dy ishin në një lidhje, edhe pse asnjëri prej tyre nuk pranonte të flisnte lidhur me këtë në intervista.

Pak kohë më pas çifti u kap mat, ku shfaqeshin të kapur dorë për dore teksa dilnin nga një pallat.

Gjithashtu Genci dhe Eni kanë bërë dhe shumë bashkëpunime bashkë ku ka rënë në sy  kimia e madhe që ka mes tyre. Ndërsa së fundmi çifti i njohur është larguar për disa ditë pushimi dhe këtë gjë e kanë treguar në disa postime që kanë bërë në rrjetet sociale.

Pavarësisht se këngëtarët nuk kanë publikuar foto bashkë në postimet e bëra në “Instastory” dallohet që Eni dhe Genci ndodhen në të njëjtin vend.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al