7 Qershor, 2019

“Ëndërrofshim gjithmonë bashkë”, Armina ngeli pa fjalë nga urimi i Shkëlzenit (FOTO)


Blogerja e njohur, Armina Mevlani, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. Në ditën e saj speciale, urimet dhe dhuratat për të kanë qenë të shumta.

Por sigurisht që urimi që bie më shumë në sy është ai i partnerit të saj, Shkëlzen Berisha.

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” dy fotografi ku shfaqet së bashku me Arminën.

Gjithashtu ai ka bërë edhe një dedikim mjaft romantik për të dashurën e tij. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, gëzimi dhe lumturia. Ëndërrofshim gjithmonë së bashku”, janë fjalët e zgjedhura nga Shkëlzeni për Arminën

Këtë urim e ka ripostuar Mevlani në “Instastory”, ku tregon se partneri e ka lënë pa fjalë me urimin e tij dhe i thotë publikisht se e do shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al