2 Prill, 2018

Encës nuk i del inati me Noizy-n, ja cili është provokimi i radhës


Mesa duket, nuk ka të mbaruar historia e inateve që la pas mbyllja e bashkëpunimit muzikor mes Noizy-t dhe Encës. Fundi i gjithçkaje nisi kur Enca deklaroi në media se për atë që ishte bërë, nuk i njihte asnjë meritë askujt tjetër përveç punës së saj.

Kjo gjë nuk i pëlqeu Noizy-t dhe e akuzoi publikisht në “Instagram” si mosmirënjohëse duke e përjashtuar nga gru-pi “OTR”. Por edhe këtë herë, “mbretëresha e Instagram-it”, ua bën me dije se është “SELFMADE” dhe se kjo shpre-hje është titulli i albumit të saj të parë. Ajo postoi foton më poshtë duke patur si mbishkrim shprehjen e “famshme”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al