19 Mars, 2018

Emri i veçantë i vajzës së Ermalit dhe Amit


Pak ditë më parë moderatori Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska u bënë prindër për herë të dytë. Ami solli në jetë një vajzë të shëndetshme duke e bërë Joelin me motër.

I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Emali tregoi se si ai dhe bashkëshortja i kanë vendosur emrin vogëlushes.

“Po e them këtu për herë të parë. Vajza ime quhet Sia”, u shpreh Ermali teksa Alketa shtoi se është një emër shumë i bukur.

Moderatori zbuloi gjithashtu edhe kuptimin e këtij emri të veçantë. “Sia do të thotë fitore”, tha Ermali.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al