7 Dhjetor, 2023

EMRAT/ Zbulohen dy konkurentët e parë të “Big Brother Vip Albania 3”


Sezoni i tretë i “Big Brother Vip Albania”, do të startojë në janarin e 2024.

Së fundmi janë zbuluar dy personazhet VIP që do ti bashkohen garës për të fituar çmimin e madh, ku sipas disa burimeve për “Kryefjala.com” ata janë këngëtarin e muzikes rrok Endrik Beba dhe balerinin i njohur i “Dancing with the Stars” Graciano Tagani, i cili mori një ftesë edhe në BB VIP 1 të cilën në atë kohë e ka refuzuar.

Gjithashtu disa prej emrave të përfolur si banorë janë: Roza Lati, Jul Deda, Dorina Mema, Olsi Bylyku, Egli Tako, Romeo Veshaj, Adelina Tahiri dhe Meriton Mjekiqi.

Ndonëse një datë akoma nuk është konfirmuar nga faqja zyrtare, sipas disa burimeve për “Vip Magazine” ky reality shoë do të nisë me 13 janar, ndërsa bëhet me dije se në këtë sezon përveç ambienteve të brendshme të shtëpisë më të famshme në shqipëri është ndryshuar edhe moderatori i këtij spektakli.

Përsa i përket prezantuesit të “BBV” nuk do të jetë Arbana Osmani por nga Ledion Liço, duke iu dhënë fund zërave njëherë e mirë për personin që do drejtojë spektaklin.

arbana osmani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al