21 Nëntor, 2022

Emocionuese! Momenti kur Einxhel Shkira i tregon prindërve të Dj Dagz se do të bëhen gjyshër (Video)


Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. Dyshja të cilët janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, nuk kanë ngurruar të ndajnë me ndjekësit e tyre detaje nga shtatzënia përgjatë këtyre muajve.

Moderatorja ka publikuar së fundmi në kanalin e saj në “Youtbue”, momentin kur i treguan prindërve dhe motrës së Dj Dagz lajmin se janë në një pritje të ëmbël.

Çifti kishte zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për t’i surprizuar ata. Nëpërmjet një letre dhe disa arushave, familmjarët e Dagz reaguan shumë të emocionuar dhe të gëzuar pafund teksa shihen duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se moderatorja Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishtja apo siç njihet me emrin e tij artistik si Dj Dagz janë një nga çiftet e krijuara në “Big Brother Vip.” Pavarësisht se jeta e tyre ishte e ndërtuar në dy vende të ndryshme, çifti ishin gjithmonë të pandarë nga njëri-tjetri dhe pas përfundmit të formatit.

Tashmë dyshja do të bëhen së shpejti prindër të një djali. Lajmin e shtatzënisë e zbuloi vetë Einxhel nëpërmjet një videoje ku shfaqet pranë Dagz dhe tregon barkun e rrumbullakosur. Ndërsa gjininë e bebushit çifti e zbuloi nëpërmjet një feste ‘gender reveal’ së bashku me familjarë dhe miqtë të ngushtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al