21 Qershor, 2018

Emina Çunmulaj shpërthen ndaj priftit: Do e godisja me grusht, më vjen për të vjellë


Modelja e njohur Emina Çunmulaj është mjaft aktive në rrjetin social “Instagram”, ku publikon foto e video të ndryshme. Ajo tregon momente nga jeta e saj profesionale e ajo private, ku në profilin e saj ka foto të shumta me dy vajzat e saj dhe bashkëshortin.

Por së fundmi Emina ka postuar diçka ndryshe. Me një “Instastory” modelja e njohur ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Çunmulaj është acaruar tej mase teksa ka parë që një prift ka dhunuar një fëmijë të vogël, të cilin prindërit e kanë çuar për ta bekuar tek ai.

“Do e godisja me grusht në fytyrë dhe do ja nxirrja dhëmbët nga goja. Më vjen për të vjellë”, ka shkruan Emina e revoltuar në video ku shihet prifti që godet fëmijën e më pas e afron për ta përqafuar.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al