14 Shtator, 2018

Emina Çunmulaj poston foton seksi, ja si e priti 34-vjetorin e lindjes nëna e dy vajzave


Një ditë më parë, modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj festoi ditëlindjen. 34-vjetorin e lindjes e festoi vetëm me bashkëshortin e saj, i cili i kishte bërë një surprizë romantike.

Emina, e cila është nënë e dy vajzave, është mjaft aktive në rrjetet sociale ku publikon foto dhe video si nga përditshmëria e saj apo jeta profesionale.

Ndërkohë me rastin e ditëlindjes, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një fotografi ku duket shumë seksi.

“Mirësevjen 34”, shkruan Emina bashkëngjitur me foton ku ajo shfaqet e veshur me rroba banje trup dhe në duar mban tullumbace.

Ndërkohë bashkëshorti i saj kishte rezervuar një darkë romantike nën efektin e qirinjve, ndërsa dhomën e kishte zbukuruar me tullumbace rozë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al