4 Prill, 2023

Emily Ratajkowski dhe Harry Styles e kanë mbajtur romancën e tyre të fshehtë prej dy muajsh. Ja çfarë thoshte modelja për këngëtarin disa kohë më parë


Emily Ratajkowski dhe Harry Styles janë takuar me njëri-tjetrin shmë kohë para se të qarkullonin thashethemet për një romancë mes tyre.

Modelja u shfaq në një podcast të lëshuar më 9 mars – dy javë përpara se ajo dhe Styles të shiheshin duke shkëmbyer puthje në rruge në të cilin ajo diskutoi “lloj njeriun e shkëlqyeshëm” me të cilin kishte filluar së fundi të takohej.

“Sapo fillova të takohem me dikë që mendoj se më pëlqen, kështu që është ndryshe,” tha ajo në “Going Mental With Eileen Kelly”.

31 vjeç tha asokohe se po kërkon një partner që është “i pavarur” sepse ajo tashmë e ka një jetesë ku mund të plotësojë nevojat e saj.

“Unë shpresoj se takimi me dikë që ka më shumë nga jeta e tij do të parandalojë problemet që kam pasur më parë,” tha ajo duke lënë të nënkuptuar shkakun që solli divorcin me ish-partnerin e saj Sebastian Bear-Mçlard , me të cilin ndan djalin 2-vjeçar Silvester.

Ylli dhe artisti 29 vjeç, ‘shokuan ’fansat muajin e kaluar kur pamjet video të tyre duke u puthur në Tokio u bënë virale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al