7 Tetor, 2022

“Elvanën e kam mike zemre, kurse Beatrix…”/ Besa Kokëdhima zgjedh mes dy këngëtareve. Ka një mesazh edhe për Alban Skënderajn


Besa Kokëdhima kohët e fundit ka vendosur mos të jetë shumë prezante në jetën publike ndonëse në rrjetet sociale ajo është shumë aktive dhe ndan me ndjekësit e saj detaje nga jeta profeesionle e jo vetëm.

Ajo po jeton mes Shqipërisë dhe Francës, ku po punon për projekte të shumta teksa ditën e sotme është shfaqur si rrallëherë edhe në një intervistë.

Në një lidhje me ‘Skype’ me ‘Wake Up’ ajo foli gjerë e gjatë rreth zhvillimeve të fundit në jetën e saj e mes të tjerash u pyet edhe për projektet e reja dhe bashkëpunimet e mundshme muzikore. E pyetur se me kë do bashkëpunonte mes Beatrix Ramosajt dhe Elvana Gjatës ajo zgjodhi këtë të fundit duke u shprehur se e ka mike zemre prej vitesh. Gjithsesi, Besa foli me superlative edhe për Beatrix.

“Beatrix e kam xhan nga distanca, nuk e kam takuar asnjëherë. Duket një vajzë me një zemër shumë të mirë. Dhe është një artiste interesante, një vajzë shumë e bukur. Elvana përveçse është një artiste e mrekullueshme, e kam mikeshë prej shumë vitesh. Mikeshë zemre. Kështuqë Beatrix nuk do mërzitej që unë të thoja Elvanën në këtë pikë”.- deklaroi Besa.

E pyetur se me kë do bashkëpunonte me një artist mashkull ajo zgjodhi Alban Skënderajn për të cilin u shpreh se ka bashkëpunuar disa herë por jo në një duet. Mozzik, Unikkatil ishin mes emrave të tjerë që ajo do donte të bënte gjithashtu një bashkëpunim.

“Do doja një bashkëpunim me Alban Skënderajn. Nuk kemi diskutuar asgjë. Ne kemi bashkëpunuar më parë. Albani më ka bërë tekstin e “Tatuazh në zemër”, dhe bashkë me Miriamin i dua fort të dy, janë shumë të mirë. Bashkë edhe kemi kënduar. Albanin e vlerësoj shumë dhe është artisti mashkull i parë që do doja të bëja bashkëpunim.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al