23 Tetor, 2020

Elton John me kukullën e tij Barbi, prodhohet në nder të ikonës së muzikës për të festuar hyrjen e këngëtarit në histori


Elton John ka kukullën e tij Barbi. CNN raporton se kukulla nuk do duket si Rocket Man, por do dizajnohet në stilin e këngëtarit.

Kukulla Barbie do mbajë veshur një xhaketë me emrin e legjendës së muzikës. Mëngët dhe pjesa fundore e xhaketës do jetë me ngjyrat e ylberit. Gjithashtu do të ketë çizme në ngjyrën e ylberit, një kapele ngjyrë vjollce dhe syze dielli rozë me shkëlqim si të Elton John.

Ndërsa pantallonat xhins mbajnë me inicialet “E” dhe “J” të stampuara, përkatësisht në pjesën e përparme të secilës këmbë.

Kukulla u prodhua për të shënuar 45 vjetorin e performancës dy-ditore të këngëtarit në Dodgers Stadium në tetor 1975.

Në atë kohë, 100.000 të pranishmit e bënë atë koncertin më të madh ndonjëherë nga një artist i vetëm.

“Barbie është një ikonë më vete, kështu që është një nder i vërtetë,”- tha Elton John për Rolling Stone

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al