30 Nëntor, 2017

Elona Gjebrea zgjedh të rrijë me Arditin në këto ditë tensionesh!


Këto ditë është lakuar shumë emri i deputetes së Partisë Socialiste dhe ish-zv.ministres së Brendshme, Elona Gjebrea. Në dosjen Habilaj po dalin përditë detaje të reja dhe nga sistemi TIMS rezulton që zonja Gjebrea dhe zoti Tahiri janë kthyer nga Greqia në verën e vitit 2014, me makinën “Audi”, dikur pronë e Tahirit, i cili ua kishte shitur Habilajve.

Këta të fundit kanë shkuar me këtë makinë në Greqi dhe më pas Gjebrea dhe Tahiri janë kthyer me “Audin” e famshëm. Në komisionin parlamentar ditën e djeshme, Gjebrea është shfaqur mjaft nervoze. Madje, ajo ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve duke u thënë që ata nuk janë prokurorë. Ndërkohë, paparaci ynë e ka fotografuar ditë më parë me moderatorin dhe kantautorin e mirënjohur, Ardit Gjebrea. Ky i fundit e ka zbulluar në një nga puntatat e programit “E diela shqiptare” që ai dhe Elona janë kushërinj. Madje, ai ka thënë që është shumë krenar për kushërirën, e cila po bën një punë shumë të mirë në rolin e zëvendësminisitres së Brendshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al