23 Gusht, 2021

Elon Musk prezanton robotin që vepron dhe punon njëlloj si njerëzit! Ja si duket ai


Kompania “Tesla” e Elon Musk do të ndërtojë një robot humanoid që do të quhet “Tesla Bot”.

elon musk robot (1)

Sipas Musk, nëse një robot humanoid punon dhe mund të kryejë detyra që vetëm njerëzit mund t’i bëjnë sot, ai ka mundësinë të transformojë ekonominë botërore duke ulur kostot e punës, sipas “The Verge”.

Është menduar të jetë miqësor, natyrisht, të lundrojë nëpër një botë njerëzish dhe të eliminojë detyrat e rrezikshme, të përsëritura dhe të mërzitshme,“- tha Musk.

 

Ne jemi gjithashtu të mirë kur bëhet fjalë për sensorë dhe bateri dhe me siguri do të kemi një prototip vitin e ardhshëm që duket kështu,“- tha Musk, duke treguar se si do të duket roboti Tesla përmes një aktori, i cili u shfaq në skenë. Ai vuri në dukje se aktori nuk ishte një robot i vërtetë, por “Tesla Bot” do të jetë i vërtetë.

elon musk robot (1)

Mënyra që ai zgjodhi për prezantimin e robotit bëri xhiron e mediave, madje disa mendojnë se Musk nuk e ka marrë aspak seriozisht punën e krijimit të robotit.

Kjo s’është aspak për t’u çuditur, duke pasur parasysh idetë e tij në të shkuarën.

elon musk robot (2)

Për shembull, në një event në prill të 2019-ës, Musk tha se kompania do të kishte 1 milion “robotaksi” autonome në vitin 2020. Sot, ato robotaksi nuk gjenden askund. Në tetor 2016, Musk mbajti një event në Los Anxhelos për të shfaqur një produkt që ai e quajti Kulmi Diellor. Pllakat diellore në ekran dolën të ishin thjesht konceptuale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al