9 Tetor, 2022

Elita Rudi pjesë e Big Brother VIP? Moderatorja flet për herë të parë


Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e Big Brother Vip në Kosovë. Me kuriozitet të madh po priten emrat që do të marrin pjesë në këtë format, teksa të shumta kanë qenë aludimet rreth personazheve që do të bëhen pjesë e sfidës prej 100 ditësh. Një ndër emrat e fundit që është përfolur si pjesë e lojës ka qenë edhe Elita Rudi. Pas shumë zërave, moderatorja ka vendosur të reagojë për herë të parë.

Por duket se me këtë përgjigje, ajo sapo na bëri më shumë konfuz, duke na bërë të mendojmë se realisht ajo do të jetë një ndër personazhet.  Gjatë një interviste, ajo konfirmoi se në fund të këtij muaji do të ishte pjesë e një projekti në televizion, por pyetjes, nëse ishte “Fun Club”-i i Big Brother, program shumë i rëndësishëm që shoqëron spektaklin, projekti që ajo do të moderojë, Elita u përgjigj: “Unë mund ta di se kush do jetë e nuk mund të ta them, madje as për veten nuk mund të ta them. Patenta të tilla e kanë shumë të rëndësishëm ruajtjen e informacionit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al