15 Nëntor, 2018

Elhaida Dani kërcënon kolegët: Po nuk ma dhatë çmimin, shihemi në gjyq


Një vit më parë, këngëtarja e njohur Elhaida Dani ishte një nga pretendueset kryesore për të marrë kupër e “Këngës Magjike”.

Por ajo doli e dyta, pasi çmimi i parë shkoi për Anxhela Peristerin, për një diferencë shumë të vogël pikësh.

Elhaidës i ka ngelur merak që të marrë një kupë nga ky festival, ose të paktën kështu shprehet me shaka.

Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku shfaqet së bashku me Ardit Gjebrean dhe Eni Çobanin.

Bashkëngjitur me foton, Elhaida shkruan: “Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do të shihemi në gjyq”.

Këngëtarja deri më tani nuk ka bërë asnjë njoftim nëse konkurron apo jo këtë vit te “Kënga Magjike”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al