16 Dhjetor, 2022

Motra e Rita Orës fanse e Dua Lipës, foto që “tronditi” rrjetin


Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Ato  kanë arritur ti kapin majat e suksesit botëror. Por në vazhdimësi është përfolur që dy këngëtaret nuk flasin bashkë dhe këtë e kanë dëshmuar ndër vite duke mos u shfaqur asnjëherë bashkë.  Sipas raportimeve thuhet që ka ardhur si pasojë që Rita Ora nuk ishte shprehur e gatshme ti ndihmojë Duan në fillim të karrierës.

Por një fotografi e publikuar mbrëmë nga motra e Rita Orës, Elena Ora, ka befasuar të gjithë. Ajo shfaqjet krah Dua Lipës dhe shprehet krenare për të. “Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me neve, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar Elena Ora.

Tashmë fansat kanë nisur  të aludojnë se akulli mes artisteve është shkrirë, e kjo mund të jetë një mundësi që të vijë edhe bashkëpunimi i shumë pritur i artisteve shqiptare, duke përfshirë: Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Maxin e ndoshta edhe ndonjë emër tjetër.

The Sun nis artikullin duke shkruar: “Kënga e fundit e Rita Orës “Hoë To Be Lonely”, duhet të jetë kënga më e rëndëësishme në tabela duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të izoluar. Por këngëtarja është e zemëruar sepse nuk arriti të godasë një akord me publikun, ndryshe nga meloditë e fundit të rivales së saj Dua Lipa.”

 Konkurrenca mes dy këngëtareve është ripahur pasi të dyja publikuar këngë në të njëjtën kohë. Por The Sun, raporton se Rita po shpresonte që të mund të kalonte Dua Lipën, këngët e së cilës Physical dhe Don’t Start Now janë të dyja në Top 10.

Edhe pse kënga e Ritës është shkruar nga Leëis Capaldi, How To Be Lonely është vendosur vetëm në Top 40 një javë pas publikimit. “Rita dhe ekipi i saj e kishin planifikuar prej muajsh këtë këngë por nuk shkoi aq mirë sa e kishin planifikuar,”– tha një burim. “Ende janë ditët e para të publikimit dhe po shpresojnë që në të ardhmen të kenë dëgjueshmeri më të madhe të këngës. Dhe Rita e ka bërë të qartë zhgëjimin e saj për ata që e rrethojnë. As ajo dhe Dua nuk kanë folur për rivalitetin e tyre, por është shumë i vërtetë. Është zhgënjyese për Ritën kur sheh që Duan që ka më shumë sukses.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al