29 Mars, 2024

“Egla është fituesja e ‘Big Brother VIP’”/ Lediona habit me deklaratën, banorët marrin vesh lajmin. Ja si reaguan konkurrentët


Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Lediona Xheladinaj u shpreh se aktorja Egla Ceno do të jetë fituesja e këtij edicioni.  

E teksa të gjithë banorët ishin të mbledhur në living, në ekran u shfaq videoja e gazetares duke thënë mendimin e saj për lojtarin më të fortë brenda shtëpisë.

Menjëherë të gjithë mbetën të habitur nga deklarata e Ledionës, pasi ajo ishte në një “grup” me Julian Dedën dhe Erjola Doçin, me të cilët qëndronte gjatë gjithë kohës.

“Uaaa! Bravo Egla”– tha Juli i habitur, ndërsa Egla u shpreh: “O Lediona,  o yll bote”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al